Zëvendësi trajneri i Diego Longos te Kukësi, Amedeo Di Late, kaloi një moment të vështirë në jetën e tij, pasi u diagnostikua me tumor në testikuj.
Duket se ai ka kryer një operacion në Itali, i cili ka shkuar shumë mirë, duke e kaluar të keqen më të madhe.
Me pak shaka brenda, Di Late shprehet i lumtur për këtë gjë që kaloi, duke falënderuar dhe të gjithë personat që i kanë ndjekur pranë në një moment kaq të vështirë.
Ai gjithashtu është shprehur se do të rikthehet shumë shpejtë në fushë, për të trajnuar sërish.
Arena e Lajmit