Rrëzimi i ashensorit në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Shkak tejkalimi i kapacitetit, dy të lënduarit…

Tirane

Policia e Tiranës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku ashensori i një pallati u shkëput nga kati i pestë.

Uniformat blu sqarojnë se ngjarja e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka ndodhur për shkak se ishte tejkaluar kapacitetit, dhe se në ashensor kishin hipur pesë persona, ndërsa kapaciteti i lejuar ishte 2-3. Ndërkaq bëhet me dije se dy të lënduarit  pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Njoftimi:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ku ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero, ju informojmë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona. 2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime. Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Arena e Lajmit

Rrëzimi i ashensorit në Tiranë, policia njoftim zyrtar: Shkak tejkalimi i kapacitetit, dy të lënduarit…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook