Juventusi mbrëmjen e djeshme e nisi Serinë A me “këmbën e mbarë” teksa bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Sasuolos në stadiumin “Allianz”.
Golat u shënuan nga Angel Di Maria në minutën e 26′ me një supergol në fluturim dhe një dopietë të Vlahoviç në minutën e 43′ me penallti dhe në minutën e 51′ falë një asisti perfekt të Di Marias, i cili ka bërë një debutim ëndrrash në Serinë A me Juventusin me gol dhe asist.
Nuk mjafton vetëm kaq, por sulmuesi argjentinas ka bërë një veprim që ka befasuar të gjithë duke vrapuar me shpejtësi tek një aksion që në ato momente mund t’i jepte “Zonjës së Vjetër” avantazhin e dyfishtë.
– Arena e Lajmit