16 vite karrierë, ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Spanjës jep dorëheqjen nga futbolli i luajtur: Nuk mund të vazhdoj…

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Naço Monreal, ka dhënë dorëheqjen nga futbolli i luajtur.

naco monreal 1

Spanjolli i cili u aktivizua për Real Sociedadin këto tre vitet e fundit, ka marrë vendimin për t’i varur këpucët në gozhdë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 36-vjeçari shprehet se kësaj faze në jetë i ka ardhur fundi dhe se do të përqendrohet te familja.

“36 vite duke luajtur futboll. 16 vite si profesionist. Duke e shtrydhur trupin tim dhe duke e çuar në kufij që nuk do ta imagjinoja kurrë. Gjuri më dërgon një mesazh… me zë të lartë dhe të qartë; Nuk mund të vazhdoj! A inatosem? JO! Unë e dëgjoj atë, e pranoj situatën dhe e falënderoj për gjithçka. Një fazë ka përfunduar. Fillon një tjetër. Jam i lumtur dhe ndihem mirë. edhe njëherë… ndihem mirë!!! Dhe kjo më jep paqe në mendje. Jeta është një dhuratë dhe dua të jem mirënjohës”, u shpreh spanjolli, ku më pas falënderoi dhe skuadrat në të cilat ai ka luajtur.

3323

Monreal ka fituar tre herë Kupën FA dhe “Community Shield” me Arsenalin dhe një herë Kupën e Mbretit me Real Sociedadin.

arsenal

Arena e Lajmit


16 vite karrierë, ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Spanjës jep dorëheqjen nga futbolli i luajtur: Nuk mund të vazhdoj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook