“Dhimbje koke” për Inzagin, Interi humbet një nga afrimet e verës për shkak të dëmtimit

Mesfushori i Interit, Henrik Mikitarjan do të mungojë në ndeshjen e radhës që zikaltërit do të zhvillojnë këtë të shtunë ndaj Specias në “San Siro”.

3423424

Armeni ka ndjerë një shqetësim muskulor në këmbën e majtë gjatë stërvitjes së ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës dhe i është nënshtruar menjëherë ekzaminimeve për të mësuar shkallën e dëmtimit.

Testet fizike kanë treguar se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë i cili do të vlerësohet ditë pas dite, por pritet që 33-vjeçari të mos jetë i gatshëm ndaj Specias duke shtuar kështu shanset për aktivizimin e Kristjan Asllanit.

Arena e Lajmit


“Dhimbje koke” për Inzagin, Interi humbet një nga afrimet e verës për shkak të dëmtimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook