EKSKLUZIVE/ “Tirana ime sërish për titull”, Shehi: Pres një sulmues, po ndryshojmë mënyrën e lojës

Orges Shehi është i bindur. Tirana është gati për të mbrojtur titullin kampion. Jo vetëm kaq, por Shehi kërkon titullin e dytë rresht si trajner, sepse si lojtar ai ka gjashtë në seri. Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri një i skuadrës analizon çfarë pret nga ekipi këtë sezon. Skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.

ORGES SHEHI

Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Plus këtu, edhe Enur Totre e Devid de Silvës që ikën pas Europës dhe Seferi te dera. Këtë verë janë afruar Kallaku, Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila.

Zoti Shehi, në Ballsh me Bylisin fituat. Ju pëlqeu testi që zhvilluat këtë të shtunë?

Deri diku jam i kënaqur. Them në shumicën e përqindjes jam i kënaqur. Dihet që kemi lojtarë të rinj në skuadër, na kanë bërë që të ndryshojmë edhe mënyrën e lojës. Kështu edhe me atë që bënë. E përsëris, jam i kënaqur, por ka gjëra për të përmirësuar. Ama duke pasur parasysh kohën e shkurtër që është vetëm një javë për konfigurimin e skuadrës do të bëjmë më të mirën.

Europa iku. Tashmë është harruar. Jeni gati për të mbrojtur titullin kampion?

Unë mendoj se jemi gati. Kemi edhe këto vështirësitë që preka pak më parë, sepse na duhet të ndryshojmë pothuajse të gjithë mënyrën tonë të lojës. Na janë larguar lojtarë cilësorë dhe do të mundohemi që të marrim më të mirë se ata. Shpresoj që këto ditë që kanë mbetur të jemi më të qartë në veprimet që bëjmë në fushë.

Çfarë prisni nga kjo javë e fundit apo deri në fund të merkatos së lojtarëve?

Sigurisht që presim një lojtar në fazën ofensive. Presim gjithashtu të qartësohet edhe situata e Taulant Seferit.

Shehi, ju njiheni për rekorde. Te Tirana nuk mbahet mend kush i ka fituar dy tituj rresht…

Kjo skuadër është ndërtuar për të fituar në çdo kohë. Gjithmonë është pretendente dhe me synime të qarta. Edhe këtë vit kështu do të hyjmë në fushë. Pastaj, ka trajnerë që kanë fituar 1, 2, 3 tituj. Unë kam fituar gjashtë tituj rresht si lojtar. Tani është situatë tjetër. Në fushë luajnë tani lojtarët dhe është një motiv më shumë për të pasur vazhdimësinë, e cila është gjithmonë prezente në futboll, sepse e bën një skuadër dhe një individ shumë të madh.

Cilët janë kundërshtarët e Tiranës për rrugën e titullit kampion ku ju jeni kampionët në fuqi?

Unë mendoj se janë disa skuadra, pavarësisht se ne nuk kemi panoramë të qartë apo një informacion për të gjitha ekipet. Them se klubet e elitës do të jenë gjithmonë aty. Nga java në javë pasqyra do të jetë më e qartë si për cilësinë dhe mënyrën se si luajnë kundërshtarët.

Çfarë do të thoni për skuadrën para se të nisë kampionati?

Sezonin ne e kishim ndarë në dy etapa. Njëra iku dhe nuk kthehet më, ndonëse do të donim që të kishte përfunduar më mirë. Duhet të sillemi si kampionë. Skuadra ka ndryshuar dhe është përforcuar edhe me lojtarë kampionë. E përsëris atë që thashë më lart, duhet të kemi vazhdimësi, sepse vazhdimësia e bën diferencën. Një skuadër pa oshilacione hyn në fushë me objektiv të qartë për të qenë kampione. Për më tepër që fanella ta detyron të luash për titullin kampion.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ “Tirana ime sërish për titull”, Shehi: Pres një sulmues, po ndryshojmë mënyrën e lojës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook