Leandro Paredes tashmë kërkon me çdo kusht Juventusin dhe këtë fakt e ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme. Mesfushori i PSG-së ka vendosur që të publikojë në rrjetet e tij sociale pamje nga sfida e natës së djeshme mes bardhezinjve dhe Sasuolos.
Sigurisht që ajo është kamufluar me faktin se si miku më i mirë i Angel Di Marias, argjentinasi ka bërë tifozllëk për të, por duke parë sesa shumë është përfolur dhe faktin që tashmë Paredes e ka gjetur edhe një akord ekonomik me bardhezinjtë të bën që gjithçka të vuloset sa më shpejt dhe trajneri Alegri të ketë në dispozicion edhe mesfushorin e PSG-së.
Madje, në Francë raportojnë se kampionët janë gati që t’i lejojnë Juves edhe mundësinë e huazimit me të drejtë blerje, duke lehtësuar akordin.
Arena e Lajmit