Inzagi “alla” Murinjo, rrezikon gjithçka për fitoren në fund

Simone Inzagi ka dalë më në fund nga zona e kom fortit, jo vetëm duke tradhtuar më në fund 3-5-2-shin e tij të famshëm, por duke na dhënë një tjetër përshtypje nga ajo që pamë në fushë ndaj Leçes: lëvizje gjithçka apo asgjë në minutat e fundit, diçka që na kujton Zhoze Murinjon dhe ndryshimet e tij taktike për të marrë fitoret “in extremis”.

inzagi

Trajneri zikaltër ka provuar tri formacione të ndryshme në minutat e fundit të ndeshjes, kur kundërshtari nuk po thyhej dhe skuadra e tij nuk po prodhonte më atë që duhej. Shumë rrallë, një vit më parë tekniku hiqte dorë nga rreshtimi edhe kur gjendej në situata të njëjta, por këtë herë i nxitur edhe nga komoditeti që i ofron një zëvendësues si Xheko dhe një mesfushë e pasur me emra si Mikhitarian e Asllani, Inzagi na ka paraqitur fytyra të ndryshme të Interit të tij. 3-5-2 kaloi fillimisht në 3- 4-3 Lautaron, Lukakun e Xhekon në ofensivë, kur boshnjaku mori vendin e Çalhanoglusë.

Por ndërsa goli nuk po vinte, trajnerit iu desh të rrezikonte çdo gjë për fitoren, duke nxjerrë nga loja Shkriniarin dhe duke zbritur Dumfrisin e Dimarkon, për t’i dhënë jetë një formacioni atipik 4-2-4, duke i shtuar edhe Korrean treshes së sulmit. Por le të ndalemi në momentin para hyrjes së “Tukut”, kur në fushë u gjendën tre sulmues, që u duk një zgjidhje emergjente për Interin. “LuLa” dhe Xheko u panë njëkohësisht në fushë për të shfrytëzuar muskujt, centimetrat dhe ndjenjën që kanë të tre për golin, duke i dhënë fuqinë maksimale repartit ofensiv që duhet të kalonte bllokadën e lojtarëve verdhekuq. Rezultatet pastaj u panë.

INTER 1

SHUMË FUQI

Me të tre ata Interi ndryshoi tërësisht mënyrën si imponohej, duke lënë mënjanë lojën e ngadaltë që vinte nga mesi i fushës dhe duke synuar vertikalizimet apo krosimet nga krahët falë Dimarkos e Dumfrisit. Lidhja mes reparteve iu besua Lautaros që është i vetmi ndër të tre që me karakteristikat fizike dhe teknike që ka mund t’i garantojë skuadrës jo vetëm cilësitë në mesfushë, por edhe njeriun e duhur për të ushtruar presion dhe për të rikuperuar topin. Në këtë rol “Demi” u duk rehat, duke bërë ndryshime të shpeshta të lojës dhe duke shfrytëzuar çdo mundësi që iu dha për t’u futur në zonë mes kundërshtarëve.

INTER 2

ALTERNATIVAT

Këto zgjidhje ishin emergjente dhe duket e pamundur që t’i shohim ndonjëherë në fushë që në nisje të ndeshjes. Por këto janë alternativa luksi për Inzagin, “as nën mëngë” i trajnerit për të zgjidhur ndeshjet e mbyllura dhe kundër rivalëve që pozicionohen të gjithë para portierit. Inzagi shpreson të ketë pak ndeshje të tilla, por nëse ndodh duket se ka gjetur zgjidhjen, duke na dhënë sinjale “Murinjoje”, i gatshëm të shkojë “all in” për fitoren, përpos 11-shes së tij titullare.

Arena e Lajmit


Inzagi “alla” Murinjo, rrezikon gjithçka për fitoren në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook