Mançester Junajtid duket se po përpiqet më çdo kyshte të ringrihet pas dy disfatave në ndeshjet e para të sezonit, me “Djajtë” që kanë kthyer vëmendjen nga merkatoja ku objektivi i radhës duket të jetë mesfushori i Realit, Kasemiro.
Sipas raportimeve nga “Marca”, ka qenë vetë tekniku i Junajtid, Erik Ten Hag që e ka përzgjedhur brazilianin si blerjen e duhur për të kompletuar mesfushën duke i kërkuar drejtuesve të klubit një sakrificë për ta transferuar në Angli.
Reali e konsideron si të pashitshëm lojtarin dhe për momentin ka refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij, ku mbetet për të parë nëse Junajtid do ta plotësojë dëshirën e teknikut holandez duke i bërë madrilenëve një ofertë të parefuzueshme për Kasemiron.
Arena e Lajmit