Mesfushori anglez, Dele Ali, e ka humbur shkëlqimin që kishte dikur dhe duket se as Evertoni nuk i do më shërbimet e tij.
Për të duket se është futur menjëherë në lojë gjiganti turk, Beshiktashi. Klubi nga Stambolli i ka bërë ofertë Evertonit për ta marrë atë në formën e huazimit, ndërsa klubi anglez ja ka lënë në dorë vetë lojtarit të zgjedhë.
26-vjeçari kërkon të arrijë dhe njëherë formën e tij dhe do më shumë minuta në këmbë për të arritur dhe njëherë kombëtaren angleze dhe pse duket e vështirë të jetë pjesë e Botërorit të Katarit.
Arena e Lajmit