Situata me reshjet/ Presidenti Begaj telefonon Prefekten e Shkodrës: Shpreh keqardhjen për ngjarjen në Malësinë e Madhe. FA, Renea dhe emergjencat civile…

Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj në një telefonatë me Prefekten e Shkodrës Znj. Majlinda Angoni u informua në lidhje me situatën e krijuar nga moti i keq në Qarkun Shkodër.

Veçanërisht ai shprehu shqetësim për ngjarjen e rëndë në Malësinë e Madhe, ku ujërat e rrëmbyera kanë marrë para makinën me tre persona në të dhe për fat të mirë me ndihmën e një banori të zonës ka arritur të shpëtojë vajza. Presidenti i Republikës i shpreh mbështetjen kësaj familjeje.

Njëkohësisht Presidenti Begaj inkurajoi dhe mbështeti forcat Renea, ato të emergjencave civile, si dhe Forcat e Armatosura të cilat ndodhen në vendngjarje në kërkim të babait e djalit, por gjithashtu kërkoi përpjekje maksimale për të ndihmuar çdo familje në rrezik nga ky mot ekstrem.

Arena e Lajmit

Situata me reshjet/ Presidenti Begaj telefonon Prefekten e Shkodrës: Shpreh keqardhjen për ngjarjen në Malësinë e Madhe. FA, Renea dhe emergjencat civile…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook