Tërbohen tifozët e skuadrës së Premier Ligës, 75 mijë firma kundër gjyqtarit të njohur anglez

Tifozët e Çelsit kanë nisur një peticion ku kërkojnë pezullimin e arbitrit Entoni Tejlor pas gjykimit të derbit me Totenhemit në “Stamford Bridge” të dielën.

tejlor

Trajneri Tomas Tuhel protestoi për parregullsi në të dy golat e “Spërsave” në barazimin 2-2 në javën e dytë të Premier Ligës, madje bëri thirrje që ai të mos gjykonte më ndeshjet e skuadrës së tij.

Një deklaratë e tillë i hapi probleme teknikut gjerman, ndaj të cilit Federata Angleze nisi një hetim disiplinor.

Por zemërimi i tifozëve nuk është zbehur as një ditë pas barazimit që Kejn regjistroi vetëm në minutën e 96-të të ndeshjes. Ata nisën një peticion me 10 mijë firma për dënimin e arbitrit dhe me kalimin e orëve firmat e kaluan shifrën 75 mijë.

Arena e Lajmit


Tërbohen tifozët e skuadrës së Premier Ligës, 75 mijë firma kundër gjyqtarit të njohur anglez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook