U filmua teksa derdhte lot, Flutura Açka flet në “Dola te Ola” për dorëzimin e mandatit të Grida Dumës: Ishte një largim i papritur dhe i shpejtë

Capture

E ftuara e parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte deputetja Flutura Açka, e cila foli për jetën profesionale por edhe atë private.

Teksa u shfaq një foto ku Flutura dhe deputeti Gjekmarkaj dukej se fshinin lotët, Açka kujtoi se ishte momenti i dorëzimit të mandatit të deputetes Grida Duma.

Açka u shpreh ishte një largim i papritur dhe i shpejt, ndaj e përjetoi me emocion.

Shkrimtarja tha se Grida disa ditë para se të dorëzonte mandatin e kishte diskutuar me të si ide, por ajo nuk e kishte menduar si një vendim.

Më tej deputetja shtoi se ndoshta Grida nuk e kishte treguar hapur vendimin e saj pasi e ka menduar që kolegët e saj mund të reagonin në mënyrë sentimentale dhe mund të ndikonin në vendimin e saj.

Deputetja Açka e cilësoi ikjen e Grida Dumës si një humbje për Partinë Demokratike dhe për jetën politike në vend.

U filmua teksa derdhte lot, Flutura Açka flet në “Dola te Ola” për dorëzimin e mandatit të Grida Dumës: Ishte një largim i papritur dhe i shpejtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook