Ballkani ka zyrtarizuar transferimin sulmuesit Dejan Zarubica, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Kosovës.
29-vjeçari i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Laçit, ku shënoi 9 gola starton kështu një aventurë të re me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Ballkani regjiston kështu një goditje me peshë në merkato përpara ndeshjeve “play-off” të Ligës së Konferencës ku do të përballet me Shkupin.
Arena e Lajmit