Dhunuan me grushte mjeken në Infektiv pasi i ndërroi jetë familjari, zbardhet dëshmia e dy të arrestuarve: Ishim të dehur dhe të hidhëruar nga humbja

999

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me dhunimin e një mjekeje në Infektiv në QSUT-së, pasi një pacient ndërroi jetë në ambientet e këtij spitali.

Dy persona, Igli Spahija dhe Bledar Bali janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë procedura penalisht. Ata akuzohen se kanë goditur me grushte mjeken me inicialet E.D. Por familjarët e të ndjerit nuk janë mjaftuar vetëm kaq, por pasi kanë dhunuar mjeken dhe disa prej personelit mjekësor, ata kanë thyer edhe xhamat e spitalit.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live për News24 se dy të arrestuarit pas ngjarjes kanë shprehur pendesë për aktin. Ata pohuan se kishin qenë të dehur dhe të idhëruar për vdekjen e familjarit të tyre. “Kemi qenë të dehur dhe të hidhëruar me lajmin për vdekjen e familjarit. Mjekja nuk u kujdes për të dhe kemi shumë rezerva për ekipin mjekësor.”, mësohet të jenë shprehur ata para policisë. Ndërkohë që nesër pritet të jepet masa e sigurisë për ta. Kujtojmë se pacienti ndërroi jetë pas një ataku karidiak.

Dhunuan me grushte mjeken në Infektiv pasi i ndërroi jetë familjari, zbardhet dëshmia e dy të arrestuarve: Ishim të dehur dhe të hidhëruar nga humbja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook