Dy futbollistët “tërbojnë” Partizanin, luftë nervash në stërvitjen e “demave”

Pasditen e djeshme Partizani kreu stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

SEMBENE

Në stërvitjen e djeshme te të kuqtë kishte disa risi, teksa rezultoi të ishte një seancë mjaft dinamike.

SENEGALEZËT – Maget Gueje dhe Saliu Sembene kërkojnë prej muajsh largimin nga Partizani. Për më shumë se dy javë ata e bojkotuan stërvitjen me të kuqtë, ndërkohë që ditën e djeshme vendosën të ktheheshin, për të shmangur gjobat nga ana e klubit, që në ditët e shkuara nuk munguan.

Gjithsesi, fakti që Partizani nuk i lë të largohen i shtyn dy të rinjtë të zhvillojnë një “luftë” nervash me drejtuesit.

Dy senegalezët, duke qenë se nuk stërviten prej ditësh, u stërvitën të veçuar, bashkë me Çarçanin, Bintsukën dhe Vexhin. Ndryshe nga shokët, Semebene dhe Maget zgjodhën të mos u bindeshin urdhrave të përgatitësit atletik, Marko Korali.

Ata herë pas here ecnin në fushë ose nuk përshkonin distancën e përcaktuar për vrapim, teksa shokët ishin shumë para tyre. Komunikimi me pjesëtarët e stafit nuk e përmirësoi situatën, madje edhe kur Marko Korali i mori të dy veç, Sembene dhe Maget thjesht ecnin në fushë.

Mesazhi i tyre është i qartë, kërkojnë largimin me çdo kusht. Nga ana tjetër klubi vazhdon të këmbëngulë se nuk dëshiron t’i largojë. Të dy kanë kontratë deri në vitin 2025.

MAGUETE GUEJE

STËRVITJA – Seanca e mbrëmshme ishte thuajse e gjitha e organizuar me minindeshje, të cilat krijuan edhe një atmosferë me shumë konkurrencë në skuadër.

Madje në fund të seancës, ndihmësi i Kolelës, Klajdi Kënga, hasi në protesta në momentin kur shpalli fituesin. Ishte Murataj, që i kërkonte të rishikonte statistikat e mbajtura, sepse kishte një gabim.

Pasi u rishikua, fituese u shpall skuadra e fierakut. Më pas nuk munguan protestat nga ana tjetër me protagonist Skukën.

Ndërkohë, gjatë seancës, Kolela nuk hezitoi të ndihmojë punëtorët e fushës për të transportuar një pjesë të bazës materiale. Kur skuadra zhvillonte stërvitjen, në cepin tjetër Hoxha dhuronte spektakël.

Kapiteni finalizoi në stil “akrep” një kros të trajnerit Bozhiqi dhe u shpreh pa modesti: “Vetëm unë dhe Ibra i bëjmë këto, askush tjetër”.

Arena e Lajmit


Dy futbollistët “tërbojnë” Partizanin, luftë nervash në stërvitjen e “demave”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook