Ish-portieri legjendar i Kombëtares shqiptare, Skënderbeut dhe Partizanit, Jani Kaçi mbush ditën e sotme 70 vjeç.
Së fundmi ish-gardiani kuqezi ka marrë urime edhe nga Ilir Meta ku me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka cilësuar Jani Kaçin si një kolos të pakalueshëm:
“Gëzuar 70-vjetorin e lindjes Jani Kaçi, kolosi i pakalueshëm i portës së “Skënderbeut”, “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar. Edhe 100 të tjera me shëndet dhe energji të pashtershme! 💐⚽🇦🇱”, ishte postimi i ish-presidentit Meta.
– Arena e Lajmit