Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e kreut të ri të SPAK.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka paralajmëruar që procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij.
Ajo shtoi se një mendësi e tillë ka sjellë shumë dëme, ndërsa shtoi se SPAK dhe reforma në drejtësi duhet të jenë për të ardhmen e Shqipërisë.
“Tani që kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK janë konfirmuar, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që shefi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.
Arena e Lajmit