Ish-gjyqtari Samir Othmna, ka zbuluar në një rrëfim të tijin, një episode qesharak të ndodhur në Premier Ligën egjiptiane, kur një teknik i VAR-it, hoqi prizën ku ishte lidhur sistemi VAR, për të bërë një çaj. Ish-gjyqtari tregon se ky veprim i tekniku, ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndeshje.
Në një intervistë të fundit për “ ONTime” , Othmna shpjegoi se si ai, i cili në atë ndeshje ishte në VAR, kuptoi se diçka nuk shkonte dhe u tha kolegëve të tij problemin.
“Në një nga ndeshjet e sezonit të kaluar, teknologjia papritmas dështoi, gjë që bëri që gjyqtari i VAR-it të informonte gjyqtarin në fushë për situatën. Pas një kohe është kontaktuar drejtori i ndeshjes, i cili më pas ka kthyer ekranin në punë dhe ka rregulluar defektin. Doli se arsyeja e fikjes së ekranit ishte se një nga teknikët vendosi të hiqte kabullin elektrik për të bërë çaj”, ka zbuluar Samir Othman.
Ish-arbitri i FIFA-s shtoi se situata e dështimit të VAR-it në një moment të ndeshjes u kap, por arsyeja kryesore nuk u shpjegua. Për minuta të tëra, ndeshja vijoi pa sistemin VAR. Hera e parë që Premier League e Egjiptit përdori VAR ishte më 5 marsi i vitit 2020.
Arena e Lajmit