Ish-trajneri i Interit, Valter Maxarri, mund ta vazhdojë karrierën e tij në pankinën e një kombëtareje.
Siç raporton media arabe “Al Araby”, italiani mund të jetë trajneri i ardhshëm i Marokut dhe për këtë ka realizuar ditën e djeshme një takim me presidentin e Federatës Marokene të Futbollit, Fuzi Lekja, për të diskutuar mbi kushtet.
Aventura e fundit e tij në krye të Kaljarit nuk shkoi si duhet dhe tani 60-vjeçari do të përpiqet të udhëheqë Marokun në udhëtimin e tij në Kupën e Botës, ku ndodhet në të njëjtin grup me Kroacinë, Belgjikën e Kanadanë.
Arena e Lajmit