Nikolla përshëndet përvjetorin e Kongresit të Manastirit: Abetarja e unifikuar, një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës

Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përshëndetur sot përvjetorin e Kongresit të Manastirit.

“Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, i cili u mbajt nga 14-22 nëntor 1908, ishte sa produkt logjik i ngjarjeve, ashtu edhe paraprirës i zhvillimeve të pritshme të Shqipërisë.

Vendimi i dijetarëve shqiptarë për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe nuk ishte thjesht një akt iluminist, por shprehje e Rilindjes Kombëtare dhe një veprim që synonte të forconte unitetin kombëtar dhe lëvizjen për pavarësi.

Unifikimi i Alfabetit i parapriu aktit të Ismail Qemalit dhe patriotëve shqiptarë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. “Lufta me kartë e me pendë” i ndriçoi rrugën “luftës me barut e me armë”.

Unifikimi i Alfabetit kontribuoi në mbrothësinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe si një tipar thelbësor i kombit shqiptar, si një organizëm bashkues dhe faktor i identitetit dhe kohezionit kombëtar.

Sot Abetarja e unifikuar është një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës dhe Alfabetit në konsolidimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit.

315873448 456565006630299 6853377783185284297 N

Arena e Lajmit

Nikolla përshëndet përvjetorin e Kongresit të Manastirit: Abetarja e unifikuar, një hap i madh drejt fuqizimit të rolit të shkollës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook