“Polic në Shqipëri, skifter në Itali!”, Salianji për arrestimin e efektivit nga policia italiane: Jo rasti i vetëm, qeveria rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici

Salianji

TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar me një postim në “Facebook” pas lajmit për arrestimin e një efektivi të policisë shqiptare për vjedhje në Itali.

Salianji shkruan se rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici, teksa bën thirrje për të protestuar.

POSTIMI I PLOTË
Polic në Shqipëri, skifter në Itali!
Ditën punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.
Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit! Dita po u vjen! Protesto!

“Polic në Shqipëri, skifter në Itali!”, Salianji për arrestimin e efektivit nga policia italiane: Jo rasti i vetëm, qeveria rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook