Barcelona duket se nuk planifikon të ndalet në merkato me katalanasit që kanë piketuar si objektivin e radhës mbrojtësin e Vijarealit, Huan Fojth.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle 24-vjeçari argjentinas ndiqet prej kohësh nga katalanasit që janë gati të bëjnë një ofertë zyrtare për të marrë shërbimet e tij, por duket se do ta hasin në qëndresën e “Nëndetëses së verdhë” që nuk e pranon largimin e tij nëse nuk paguhet klauzola prej 42 milionë eurosh.
Në këto kushte Barcelona me problemet financiare që ka do të kërkojë të gjejë një rrugë alternative për të arritur te Fojth, ku Vijarealit mund ti propozohet një huazim me detyrim blerje për këtë shifra në vlerën e ardhshme.
Arena e Lajmit