“U ndalua vetëm pse i kërkoi kryeministrit të mos bënte propagandë”, Meta nxjerr videon e banorit në urgjencë: Dënoj sjelljen banditeske të policëve. Prokuroria të nisë hetimet

Meta Azbiu

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video të një banori të Sukthit të ri i cili ndodhet në urgjencë.

Meta shkruan se banori është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Teksa dënon me ashpërsi “sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit”, Meta i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

POSTIMI I PLOTË
Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.
Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.
Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!

“U ndalua vetëm pse i kërkoi kryeministrit të mos bënte propagandë”, Meta nxjerr videon e banorit në urgjencë: Dënoj sjelljen banditeske të policëve. Prokuroria të nisë hetimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook