Uotfordi ka barazuar 1-1 ndaj Birmingamit në javën e katërt të Championshipit.
Ajo që ra më shumë në sy mbrëmjen e djeshme ishte goli i barazimit të Uotfordit, ku në minutën e 63′ pas një goditje nga distanca e Sema, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ishte në zonë dhe se vetë lushnjari pretendon që e ka prekur ai topin.
Së fundmi me anë të një videoje të publikuar në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”, klubi i Uotfordit publikon pamjet nga një kënd të dallueshëm ku duket qartë se topi është prekur nga Rei Manaj dhe vetë klubi britanik e cilëson si “prekje vendimtare”.
Rei Manaj aktualisht me Uotfordin në Championship është aktivizuar në tre ndeshje dhe duke shënuar një gol.
– Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
I sigurt që shënoi golin e parë me Uotfordin, Rei Manaj: I lumtur, tani vëmendje totale te…
VIDEO/ E preku apo jo topin? Manaj feston te goli i Uatfordit në kampionat