Një 50-vjeçar shqiptar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Breshia të Italisë, pasi kamioni që drejtonte është përplasur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:20, në zonën minerare të Nuvolerës, në via dei Marmi, ku një kamion është përplasur nga një mbivendosje dhe ka përfunduar përgjatë rrugës hyrëse, duke bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve të tjera.
Pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëse, e cila bëri të mundur nxjerrjen e 50-vjeçarit nga automjeti dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Mediat italiane raportojnë se 50-vbjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Arena e Lajmit