Berisha: Rama dhe Balluku duan të falimentojnë Portin e Durrësit, e shndërruan në një institucion kredi-dhënës

Sali Berishaaaa

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka reaguar me kritika për Portin e Durrësit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama , Balluku Vengu janë vërsulur drejt portin vetëm për ta zhvatur.

“Marrëveshja mund tu kushtojë shqiptarëve 200-300 mln euro pas asnjë hezitim. Shqiptarët paguajnë përveçse 2 mld për Portin e ri edhe gjobat. Rama Balluku dhe Vengu janë vërsulur me tërbim drejt Portit të Durrësit. Porti i Durrësit nën Ballukun është shndërruar në një institucion kredi-dhënës. jep 5 mln euro portit të Vlorës, 5 mln euro Alb-kontrollit.

Duhet ta falimentojë me çdo kusht. Blihen makineri të reja…Falë investimeve shumë serioze që janë bërë sot ka një kapacitet. Anijet do të devijohen. Vlora nuk ka më, Saranda nuk ka më. Të gjithë këtë devijim nuk e paguan njeriu që shëtit me avion me dhomë gjumi. I paguajnë qytetarët e shkretë. Taksapaguesit shqiptarë në mallra në çdo kg që blejnë. A mund të veprojë një njeri në këtë mënyrë. Vetëm ai që është verbuar. Të gjitha këto detaje dhe çështje madhore duhet t’ua bëjmë të qartë shqiptarëve. Ne do të qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Berisha: Rama dhe Balluku duan të falimentojnë Portin e Durrësit, e shndërruan në një institucion kredi-dhënës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook