Merret vendimi për 40-vjecarin shqiptar që goditi bashkëshorten 60 herë me thikë në Houthalen të Belgjikës.
Bensik P., është dënuar me 12 vite brug për tentative vrasjes. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të vitit 2021, ku 40-vjeçari fiku dritat e shtëpisë dhe goditi gruan e tij me një thikë të ushtrisë zvicerane, por fatmirësisht ajo arrit të shpëtonte e gjallë, por e shpërfytyruar. Prezente kanë qenë vajzat e tyre të mitura dhe motra e viktimës. Mësohet se shkak i dhunës barbare ka qenë kërkesa e bashkëshortes për divorc.
Gjatë seancës gjyqësore, 40-vjeçari deklaroi se nuk mbante mend shumë mirë ngjarjes, sakaq ka thënë se thikën e kishte marrë në dorë për të prerë domate, or në vend të kësaj qëlloi bashkëshorten.
Gruaja ka deklaruar se është shpërfytyruar dhe është e traumatizuar nga ngjarja dhe se tani ka turp të dalë në rrugë për shkak të pamjes së saj të re. Megjithatë deri më tani ajo ka marrë një dëmshpërblim prej 5000 euro.
Fillimisht gjykata kishte kërkuar 18 vite burg për Besnik P., por pas rishikimit të vendimit, u ul deri në 12 vite.
Arena e Lajmit