Kryetari i Partisë së lirisë Ilir Meta, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime me qytetarët.
Në një postim në Facebook, Meta tha se ishte kënaqësi të dëgjoje qytetarët dhe të ndanin besimin se koha e shpërdorimit të taksave po përfundon.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të dëgjonim sot qytetarët dhe të ndanim besimin tonë të palëkundur se koha e shpërdorimit të taksave ndaj qytetarëve po përfundon.
Përulësia ndaj qytetarëve dhe shërbimi efikas ndaj tyre do na udhëheqin drejt zgjedhjeve vendore që po afrojnë!