Për ndeshjen e parë të sezonit në “San Siro” që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje kundër Specias, Interi pret një stadium të tejmbushur, pasi biletat po shkojnë drejt ezaurimit total.
Nuk do të jetë e vështirë për zikaltrit, pasi të mos harrojmë se 40 mijë prej tifozëve të pranishëm janë të abonuarit, një numër që e ka bërë Interin të parin në Itali për sa i përket arritjes së një shifre të tillë gjatë verës.
Shtysa e tifozëve pas asaj fitoreje të vështirë me Leçen pritet të jetë vendimtare për skuadrën e Inzagit.
Arena e Lajmit