Mançester Junajtid ka vendosur të ndërpresë tratativat me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot pas vështirësive për të gjetur akordin me francezin lidhur me kushtet financiare të kontratës.
Sipas raportimeve nga mediat angleze ky vendim i “Djajve” ka ardhur pas bllokimit të negociatave në ditën e djeshme, me klubin anglez që i ka vlerësuar kërkesat e Rabiot si të ekzagjëruara dhe ka vendosur të ndërpresë kontaktet me përfaqësuesit e tij.
Në këto kushte Junajtid po shqyrton opsionet e tjera për mesfushën ku ditën e djeshme doli në skenë një emër i bujshëm siç është mesfushori i Realit, Kasemiro.
Arena e Lajmit