Porti i Durrësit/ Berisha nxjerr letrën e kompanisë gjermane: EMS kërcënon me arbitrazh, rrezikohet një gjobë 200-300 milionë euro

Berisha 1

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar sot letrën e kompanisë gjermane EMS Shipping and Trading me të cilën i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Sipas Berishës kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit dhe se mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.

“Sot, të nderuar deputetë, kompania gjermane EMS Shipping and Trading, e referuar si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit.
Ka një detyrim investimi vetë prej mbi 15 milionë euro.
Kompania i drejtohet parlamentit: ne kemi shqyrtuar projektligjin dhe marrëveshjen kuadër së bashku me anekset të publikuar në faqen e Kuvendit. Ato bien ndesh me marrëveshjen e koncesionit të EMS.
Kompania konstaton se qeveria apo binomi Rama-Balluku po mashtrojnë.
Sipas relacionit shpjegues, të projektligjit, aktiviteti i portit të Durrësit, as nuk do ndërpritet dhe as pengohet gjatë zhvillimit të projektit.
Kompania thotë se gjuha e relacionit, edhe pse e paqartë, nuk është në dijeni të një afati kohor brenda të cilit qeveria shqiptare është në gjendje të ndërtojë një port të ri.
Sipas kontratës, EMS thotë se ruan të drejtën që të marrë masa ligjore për përfundim të parakohshëm të kësaj kontrate, që mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.
Shqiptarët do paguajnë haraçin, përveç 2 miliardë për portin e ri, do paguajnë edhe gjobat e tmerrshme”, deklaroi Berisha.

Porti i Durrësit/ Berisha nxjerr letrën e kompanisë gjermane: EMS kërcënon me arbitrazh, rrezikohet një gjobë 200-300 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook