Mançester Junajtid është në luftë me kohën se çfarë të bëjë me Kristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez thuhet se ka ndarë skuadrën me “humorin” e tij të lëkundur duke zemëruar në maksimum Erik ten Hag. Por pronari Joel Gllejzër nuk dëshiron ta shesë yllin e shumëshëtitur.
Sipas “Manchester Evening News”, miliarderi amerikan është kundër perspektivës për të fshikulluar 37-vjeçarin pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar. Megjithatë, Ten Hag tani është i vënë me shpatulla pas murit për mundësinë e “heqjes qafe” të iberikasit. Madje, edhe vetë holandezi ka pohuar publikisht se Ronaldo nuk është në shitje, por ish-ylli i Realit të Madridit, thuhet se nuk flet me shokët e skuadrës, qëndron dhe drekon i vetmuar… “The Sun” zbuloi javën e kaluar se shumë lojtarë të Junajtid do të dëshironin ta shihnin Ronaldon të largohej.
Ka një zemërim në rritje rreth skuadrës për qëndrimin negativ të tij. Portugezi dëshiron të largohet për arsye sportive dhe personale. Ndërsa jashtë klubit edhe partnerja Xheorxhina Rodriguez thuhet se favorizon një kthim në Spanjë për të mirën e familjes së tyre. “BBC” më tej shton se shefi ekzekutiv, Riçard Arnold, dhe drejtori sportiv, Xhon Murtog, tani po luftojnë me kohën se çfarë duhet të bëjnë përpara se të skadojë afati i transferimeve, ndonëse “bosi i madh”, Joel Gllejzërs e ka dhënë verdiktin e tij.
Arena e Lajmit