Reali i Madridit dhe Marko Asensio nuk po kalojnë periudhën e tyre më të mirë. Sulmuesi është futur në vitin e fundit me Realin dhe mund të zgjedhë të qëndrojë në klub për t’u larguar me parametra zero.
Nga ana tjetër klubi nuk i ka ofruar rinovimin dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, teksa nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga klube të tjera. Por dje Reali i ka bërë një shaka sulmuesit, duke i kujtuar se më 16 gusht të 6 viteve të shkuara ai u bë pjesë e “Los Blancos”.
Por nga ana tjetër vetë sulmuesi nuk duket shumë i kënaqur me trajtimin që po i bëjnë te Reali. Për këtë ai ka fajësuar klubin madrilen dhe ka përjashtuar nga çdo përgjegjësi trajnerin Ançeloti.
Arena e Lajmit