Tirana ka vazhduar dje me qetësi përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit. Ndryshimi i vetëm është që edhe Seferi mund të jetë në fushë nëse nuk largohet nga kryeqyteti. Shehi ka salduar formacionin për Kukësin.
Trajneri i bardhebluve si në sfidën me Bylisin ka vazhduar me ndryshimet në formacion, duke ndryshuar gjithë skuadrën. Ismajlgeci është spostuar në sulm, është futur titullar Përgjoni në krahun e majtë. Xhixha djathtas dhe Ismajlgeci majtas, në sulm. Me ndryshimet e bëra, Shehi do të luajë me Bekajn, Toshevskin, Najdovskin, Behiratçen e Përgjonin në prapavijë.
Mesfusha me Aleksin, Kallakun dhe Qefalijën, ndërsa Limaj luan kur të kthehet nga dëmtimi. Sulmi me Ismajlgecin majtas, Xhixhën dhe Hasanin në alternim në qendër dhe djathtas.
Formacioni i mundshëm:
Arena e Lajmit