“Sot jemi popull i gomoneve për shkak të narkoshtetit”, Berisha: Rama i gatshëm që për karrigen e vetë të marrë vendimet dhe në Beograd

Sali Berisha8

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se sot shqiptarët quhen popull i gomones për shkak të narkoshtetit.

Ai tha mes të tjerash se Rama është i gatshëm që për të mbrojtur karrigen e vetë të marrë vendime dhe jashtë Shqipërie, si në Beograd.

“Aleanca me Beogradin, është aleancë përçarëse në ajon dhe kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet që t’i bëjë Kosovës. PD e ka theksuar dhe e thekson se vendimet për PD do të merren nga anëtarët edhe mbështetësit e saj dhe ato për Shqipërinë duhet të merren në Shqipëri. Rama për karriget e tij është i gatshëm që të marrë vendime për jashtë vendit për të zgjatur pushtetin e tij. Ne qëndrojmë në bindjen tone se vetëm një vend që merr vendimet e tij mund të zhvillohet. Sot jemi popull i gomoneve.

Nëse 30 vite më parë u bëmë vendi i gomoneve për shkak të kafshatës, ishim të 3 të më varfëritë në botë, sot jemi populli i gomones për shkak të një narkoshteti që nuk respekton liritë tona që shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që pranon vasalitet. Në këtë mënyrë, vret shpresën e shqiptarëve dhe shpërndarë si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet. 400 km vijë bregdetare dhe porti zhduket, a mund të imagjinohet një akt i tillë? Mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe, është jetik dhe kërkon mobilizim shumëplanësh. Të bëjmë gjithçka për një proces në primare të suksesshëm, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, që janë më të kërcënuara se kurrë.”, tha Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së.

“Sot jemi popull i gomoneve për shkak të narkoshtetit”, Berisha: Rama i gatshëm që për karrigen e vetë të marrë vendimet dhe në Beograd

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook