Bajerni i Mynihut ka bërë disa investime të rëndësishme gjatë merkatos së verës. Dhe tani puna e drejtorit Hasan Salihamixhiç është te largimet. Mbrojtësi i qendrës Taingu Nianzu ka lënë bavarezët dhe do të transferohet te Sevilja në La Liga.
Klubi nga Andaluzia ka nxituar të zëvendësojë të larguarin Zhyl Kunde, me talentin e Bajernit. Sipas mediave gjermane, Nianzu pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2027 me klubin spanjoll, teksa Bajerni do të arkëtojë 20 milionë euro nga kjo lëvizje.
Gjithashtu Bajerni do të zotërojë dhe të drejtën e blerjes së lojtarit.
Arena e Lajmit