“Rama de facto ka shkatërruar vlerat europiane”, Berisha takim me krerët e degëve të Tiranës: Kërcënoi me burg një demokrat vetëm sepse tha…

Saliub

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të Tiranës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se shqiptarët kanë qenë popull i gomoneve dy herë në historinë e tyre, kanë 1991 dhe tani.

“Shqiptarët dy herë kanë qenë popull i gomoneve, në momentin kur dolën nga diktatura dhe sot pas 30 vitesh.

Janë popull i gomoneve jo se janë si në 1991, janë vite drite larg, por sërish popull gomonesh se ka një regjim që u vret shpresën, u jep pasiguri, ka një kryeministër që riprodhon modele të etërve të tij.

Në burg i kishte bërtitur 2 ditë më parë Mithat Hazbiut, një demokrat i vjetër, sepse i tha pse vjen këtu kur nuk kemi përmbytje në Sukth e pse nuk shkon në Shkodër. I tha gardistëve: Në burg.

Shembull nga më mikroskopik i qëndrimeve të tij”, tha ai.

Berisha foli edhe në lidhje me protestën e 6 dhjetorit dhe atë që ajo përfaqëson.

“Zëri i popullit opozitar duhet të jetë paralel me përgjegjësit kryesorë personal të dramës shqiptare në detëra të tjera.

Rama de facto ka shkatërruar dhe shkatërron vlerat europiane. Rama është absolutisht përgjegjës penalisht për vepra që shkojnë dhjetëra vjeçarë e meritojnë dënime.

A mund ta lërë opozita shqiptare pa paraqitur atë ditë të gjithë problematikën e Shqipërisë e shqiptarëve? Kurrë! Kam bindjen se protesta jonë do të mirëpritet në mbarë opinionin publik europian e botëror dhe nga liderët e këtyre demokracive që janë të mirëseardhur në Shqipëri. Ne e kemi shprehur dhe e kemi përshëndetur vendimin e tyre për të ardhur. Përshëndetja jonë s’ka lidhje me mikpritësin e tyre Edi Rama”, tha kryedemokrati Berisha.

Arena e Lajmit

“Rama de facto ka shkatërruar vlerat europiane”, Berisha takim me krerët e degëve të Tiranës: Kërcënoi me burg një demokrat vetëm sepse tha…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook