“Për përmbytjet Berisha mori 1 mln shuplaka në 2013-ën”, Xhaferaj: Shpallni gjendjen e emergjencës! Rama i kujton lapsusin: Për 30 shtëpi?! Dielli është live

Rama Xhaferaj

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po iu përgjigjet 8 pyetjeve të bëra nga opozita sa i takon situatës për përmbytjet.

Sipas Xhaferajt sërish Rama, pas 9 vitesh në pushtet fajëson Berishën, duke shtuar se ende Durrësi, Shkodra dhe Lezha përmbyten.

“E duartrokitet nga halli se asnjë lloj zgjidhje dhe mase nuk paraqiti. Duke vijuar me Rama junior, se si fliste para 10 vitesh, këtu është një tjetër video.

Taulant (Deputeti i PS-së Balla reagon nga vendi) Taulant the; ngrije zërin, se ishte me zë të ultë. Por para se të jemi deputetë, të jemi dhe qytetar. Më vjen turp për gjendjen e kryeministrit tim. Ai thoshte; kemi përmbytje, se nuk kemi një kryeministër të zgjedhur me votë, ashtu siç është sot. Mban erë të qelbur se si është shitur energjia elektrike. Ai nuk tha asnjë fjalë për këtë. 10 vite më parë fliste se; na duhet të ngremë struktura të posaçme.

Sot pas 10 vitesh nuk foli për asnjë strukturë. dhe kjo është përgjigja e atyre 8 pyetjeve. Në vend të përgjigjeve, morëm hedhje faji dhe akuza se si qeveriste Berisha. Se besoj dot që kryeministri është në atë pozitë që ta mbroni ju. A mund të shërbejë si kamerdare shpëtimi një video e 12 viteve më parë. Ende pas 9 vitesh qeverisje të Ramës, Shkodra, Lezha e Durrësi, vijojnë të përmbyten. Për këto arsye zoti Berisha mori 1 mln shuplaka në 2013-ën.”, tha Xhaferaj.

Kryeministri Edi Rama mes ironisë i ka kujtuar Xhaferajt lapsusin e këtij të fundit kur tha në kohën kur kandidonte për kryebashkiak të Durrësit, se do të përmirësonte cilësinë e diellit.

“Më kujtoni shprehej, jep shpirt, por nuk heq dorë. Më nxjerr një video të asaj kohe dhe thua këtu; hajde këtu dhe konfrontohu. I qëndroj prapë atyre që kam thënë. Ju mund të sillni citime të disa banorëve, dhe flasin para kamerave. Por what dhe dog?! Po të paraqis faktet nga bashkia e Shkodrës, dhe jo nga qeveria. Më kërkoni; shpallni emergjencë, Po pse? për 30 shtëpi. Fotografitë nuk janë live. Dielli është live. 30 banesa ne prezencë uji. Uji ka nisur të tërhiqet. Është e gjatë për të treguar se çfarë kemi bërë ne.”, tha ai.

Rama deklaroi se është një agjenci kombëtare e emergjencave civile dhe se Shqipëria është dhe në mekanizmin evropian të gjendjes civile dhe nëse këtu ka një emergjencë, vihet në lëvizje ky mekanizëm.

“Jemi futur falë kësaj agjencie në mekanizmin evropian të emergjencave civile. Mekanizmi evropian i gjendjes civile do të thotë se nëse ka këtu një emergjencë vihet në lëvizje i gjithë mekanizmi. Çfarë t’i themi atyre, t’i themi kemi 30 shtëpi me prezencë në ujë dhe qimi.net që thotë që janë 30 mijë hajdeni shpejt se do thajmë qimin. Po nuk e bëjmë dot mo vlla se ju tani të hiqni mendjen. Ju jeni tamam si ajo që thoshte e shkreta mama e Bujar Lakos, të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash”, tha Rama.

FJALA E PLOTE E XHAFERAJT
Ne i shtruam kryeministrit të vendit 10 pyetje lidhur me situatën që po kalon Shqipëria sot për shkak të përmbytjeve. Pyetje të arsyeshme per te cilat opozita dhe qytetaret meritojne përgjigje po aq të arsyeshme dhe të llogjikshme. Por, fatkeqësisht, në vend të përgjigjeve morëm sharje e ofendime, hedhje faji e ikje nga përgjegjësia, akuza se si qeveriste z. Berisha 12 vite me pare, dhe kjo është tashmë, prej vitesh, e vetmja pune e z. Rama dhe qeverisë së tij.

Edhe kete radhe u kthyet mbrapa 12 vite në kohë. Keni publikuar dite me pare një videomontazh të kohës kur Sali Berisha ishte kryeministër në vitin 2010 dhe në Shkodër ndodhi një nga përmbytjet më të mëdha. Por, a mund te sherbeje si komardare shpetimi nga pergjegjesia e kesaj qeverie, per permbytjen e tanishme, një video e 12 viteve më parë? Ende pas 9 vitesh qeverisje të Edi Ramës, Shkodra, Lezha dhe Durresi vazhdojnë të përmbyten. Per mos zgjidhje te situates dhe shume probleme te tjera z. Berisha humbi zgjedhjet ne 2013. Por, është fakt se Ju nuk i keni dhënë dot zgjidhje situates dhe eshte e turpshme qe vashdoni e vashdoni per vite dhe per vite te krahasoheni me nje decade me pare.

I njejti refren dhe cili?
Në permbytjet e vitin 2015, Ju thate“Nuk luftojmë vetëm me motin, por luftojmë edhe me të shkuarën”. “Kjo është dhe një betejë me një të shkuar tragjike, ku ka ndodhur katrahura më e madhe territoriale dhe urbane në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore” shpreheshit Ju në atë kohë. Flisni per katrahuren urbane, por nuk thoni se ne Durres nuk vrau Termeti i Nentorit te 2019, vrau dora e njeriut me katrahuren Urbane qe nxituat te mbulonit gjurmet Ju menjehere mbas termetit. Jeni ne mandatin e trete dhe nuk ishit ne gjendje te thonit ne kete interpelance ate qe mund te thonte nje qeveri minimalisht e pergjegjshme. Pra, te thonit, me e pakta, qe nuk zgjidha dot Shkodren per 9 vite por zgjidha perfundimisht problemin e permbytjeve per Lezhen. Mund edhe te thonit se nuk munda te zgjidhja per 9 vite as problemin e permbytjeve per Shkodren dhe as Lezhen, por kam zgjidhur Durresin. E verteta eshte qe keni zgjidhur vetem facebookun per te bere propogande pa bere asgje.

Kjo nuk eshte qeverisje qytetaresh, por qarte dhe me argumenta e fakte eshte nje cete ne sherbim per oligarket. Nuk eshte e rastesishme qe ne vashdim te dites se sotme kemi projekt-ligjin e korrupsionit strategjik sic është rasti i Portit të Durrësit, që do të diskutohet në vijim të kësaj interpelance. Ja ku jane qytetaret sot ne kete foto dhe ja ku eshte kryeministri sot tek zyra shitjeve te portit te Durresit.

Më duhet ta them pra, që nuk jemi të habitur nga sjellja dhe artikulimi i kryeministrit. Këtë interpelancë ne nuk e bemë për kryeministrin. Keshtu qe nuk na habit as sjellja dhe as menyra e tij e te folurit. Kete interpelance e beme per qytetaret, e beme per banoret e zonave të përmbytura, e bëjmë që zëri i tyre të dëgjohet fort në këtë sallë. E beme per kete qytetare ne kete foto para te cileve ne politikanet duhet te jemi kokeulur dhe t’i kerkojme falje per situaten qe jane ne 2022.

E theksova me pare dhe kërkoj ta ritheksoj zoti kryeministër, që ne nuk ju akuzojmë apo ju bëjmë me faj për reshjet e shiut, pasi ato nuk janë në dorën tuaj, por sigurisht ju keni përgjegjësi për masat parandaluese që duhet të merrnit. Sepse është e qartë për këdo që institucionet shqiptare sot, ne 2022, me perjashtim te Shkodres ku eshte nje situate e komplikuar nuk kane asnje lloj justifikimi qe mos te merrnin masa paraprake per te shmangur permbytjet ne Lezhe dhe Durres. Pastrimi i lumenjve, kolektorëve dhe hidrovorëve, zgjerimi i shtratit të lumenjve, ndërtimi dhe përforcimi i skarpateve, mbajtja nën kontroll e shkarkimeve nga digat e hidrocentraleve, përfshirë edhe transferimin në zona të sigurta të banorëve, mund të ishin disa prej masave që ju mund dhe duhet të merrnit, në mënyrë që të mos ishim në situatën ku jemi sot.

Prandaj, e shtruam edhe pyetjen se cila kanë qenë projektet dhe investimet konkrete që ju keni kryer këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. E kuptoj, sigurisht nuk e mirëkuptoj, që ju keni një tundim të fortë që për cdo dështim apo punë të pabërë, ta krahasoni veten me qeveritë e mëparshme. Nuk e mirekuptoj sepse ju nuk jeni akryeminister për të bërë krahasime me të djeshmen, por për t’i dhënë zgjidhje problemeve te te sotmes.

Nga raportimet e medias, i dëgjova banorët e Bërdicës, Kucit dhe Obotit në Shkodër, të thoshin se nuk na lajmëruan. Uji na erdhi për 30 – 40 minuta, si asnjëherë më parë dhe nuk na la asnjë mundësi për të siguruar kashtën, barin dhe ushqimin që kishim ruajtur për dimrin për bagëtinë. Shpejtësia, me të cilin ka ardhur uji në shtëpitë dhe pronat e tyre, nuk mund të shpjegohet ndryshe vecse me hapjen e portave të digave të hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic u pranua publikisht nga prefektja Angoni, por edhe ministri Peleshi.

Cfare thone qytetaret: Para dy vitesh mora borxh për të rregulluar atë që m’u shkatërrua nga përmbytja, dhe tani pa paguar ende borxhin, jam zero përsëri, dhe ky eshte refreni qe degjohet kudo dhe nuk ka rendesi se ku je ne ish-Kenete, ne Murqine apo Malluc, ne Obot apo Berdice. Në mbyllje të kësaj fjale, dëshiroj të përsëris kërkesën, tashmë të depozituar edhe zyrtarisht të deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, dhe marrjen e masave të menjëhershme sipas legjislacionit për mbrojtjen civile, për të siguruar jetët, shëndetin dhe pronat e qytetarëve që ndodhen në zonat e përmbytura apo që mund të rrezikohen, si rezultat i reshjeve në ditët në vijim.
Kjo është më e pakta që mund të bëni, dhe unë shpresoj se do ta bëni, jo për të plotësuar një kërkesë të bërë nga grupi ynë, por si një nevojë emergjente për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura.

Arena e Lajmit

“Për përmbytjet Berisha mori 1 mln shuplaka në 2013-ën”, Xhaferaj: Shpallni gjendjen e emergjencës! Rama i kujton lapsusin: Për 30 shtëpi?! Dielli është live

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook