Pablo De Lukas ka vijuar karrierën e tij në Itali.
Mesfushori që e mbylli me Kukësin është prezantuar te skuadra e Brindizit, e cila militon në Serinë D italiane.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi italian me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” duke i uruar mirëseardhjen spanjollit 35-vjeçar.
Përveç verilindorëve, mesfushori gjithashtu ka një CV të pasur teksa ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Alaveshit, Rajo Vajekano B, Beitar Jeruzalem, Vitorulit, Ksanthit, Arges, Petrolulit, Salamankës dhe Sporting Gijon.
– Arena e Lajmit