Horror në Durrës, punonjësi i Portit gjendet i djegur, dyshohet se…

Porti I Durresit

Digjet mbi rezistencë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se 55-vjeçari ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit. Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 50-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:15, në terminalin e pasagjerëve, në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. A., 55 vjeç (punëtor për pastrim dhe gjelbërim).

Paraprakisht, dyshohet se 55-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore, po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Horror në Durrës, punonjësi i Portit gjendet i djegur, dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook