Hotele e vila në shënjestër/ “Saga” e sulmeve ndaj bizneseve në Sarandë, shpërthimi i fuqishëm me tritol te “Bizanti” dëmton mbi 30 godina e banesa përreth

Hoteli Sarande

Mëngjesin e sotëm qyteti i Sarandës është tronditur nga një shpërthim i fortë tritoli, i cili ktheu në gërmadhë një hotel 2 katësh në zonën e plazhit. Nga ky shpërthim i fuqishëm janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rreth 30 banesa e biznese në lagjen numër 1, në distancë gati 500 metra larg vendit të ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të objekteve pranë hotelit të shembur për të zbardhur ngjarjen.

Hoteli ka qenë objekt procesesh gjyqësore me palë paditëse Dhimitër Evangjeliu (shtetas grek) dhe të paditur Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka. Biznesi rezulton i regjistruar në QKB në bashkëpronësi të Spiro Çabirit dhe Vangjel Shtukës dhe me administratore shtetasen Miranda Çabiri dhe ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

Në dy vitet e fundit Saranda ka regjistruar disa shpërthime me tritol në bizneseve të ndryshme të cilat mbetet ende pa autor.

9 shkurt 2021: Tritol hotelit te Mariel Murati

24 prill 2022: Tritol hotelit te Nuri Yzeiraj

29 qershor 2022: Tritol hotelit te Mariel Murati

5 dhjetor 2022: Tritol viles se Lefter Lefteri alias Afez Kulla

Hotele e vila në shënjestër/ “Saga” e sulmeve ndaj bizneseve në Sarandë, shpërthimi i fuqishëm me tritol te “Bizanti” dëmton mbi 30 godina e banesa përreth

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook