Kolela me ide të qarta, ja formacioni i mundshëm i Partizanit për sfidën ndaj Egnatias

Trajneri Xhovani Kolela ka disa ditë në krye të ekipit dhe tashmë i ka idetë më të qarta se në fillim në lidhje me formacionin që do të hedhë ndaj Egnatias.

Foto P. Pashollari

Foto P. Pashollari

Në portë me shumë mundësi do të luajë Teqja, i cili duket si portieri më në formë për momentin. Në mbrojtje Sota ka arritur të fitojë duelin me Menish dhe pritet të luajë titullar krah Bitrit. Për momentin në anën e majtë të difensivës eksperienca e Atanaskoskit ka fituar përballë energjisë së të riut Buxhelaj.

Hadroj pritet të luajë në të djathtë, teksa në këtë pozicion është provuar edhe i riu Zuna. Në mesfushë Telushi është në balotazh me Muratajn, teksa Rrapaj e Matondo pritet të jenë titullarë.

Hoti do të jetë pas dyshes së sulmit, që pritet të jetë Skuka-Cvetanoski. Blerjet e reja, Mensah dhe Da Silva, kërkojnë ende kohë, por nuk përjashtohet aktivizimi nga stoli.

partizani (1)

Arena e Lajmit


Kolela me ide të qarta, ja formacioni i mundshëm i Partizanit për sfidën ndaj Egnatias

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook