“Me këtë mekanizëm, Rama do bëhet më i pasur se Alabbari”, Berisha akzua qeverisë: Vjedhje e tmerrshme me Bitcoin, kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë dhe…

Berisha

Kreu i PD gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ka vënë theksin edhe një herë në atë që ai e quan “afera me Bitcoin”. Berisha u shpreh se ka denoncuar edhe më parë “vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin”. Sipas Berishës “këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetarëve europianë, 2.2 miliardë euro”.

“Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri”, tha ai.

“Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka. 700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama. Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme. Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetrarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Ose depozitohet në Emirate.

Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri. Alabar është i pasur, Rama do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë”, tha Berisha.

“Me këtë mekanizëm, Rama do bëhet më i pasur se Alabbari”, Berisha akzua qeverisë: Vjedhje e tmerrshme me Bitcoin, kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook