Ndodh edhe kështu! Pronarët e Mançester Junajtid fitojnë 240 mln dollarë vetëm nga zërat se do shesin klubin

Mançester Junajtid nuk po bën mirë në fushën e lojës dhe aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e kampionatit anglez. Por familja Glejzer, e cila zotëron klubin anglez, nuk shqetësohet shumë pasi edhe thashethemet për shitjen e “djajve të kuq”, rrisin në mënyrë të ndjeshme pasrinë e tyre.

sdsadsadasdsa

Sipas “The Times”, kur bursa u hap këtë të enjte në Nju Jork, aksionet e Mançester Junajtid ishin rritur me 13% në krahasim me një javë më parë, duke arritur 13,77 dollarë secili. Me një përllogaritje të thjeshtë, vetëm falë kësaj luhatje të aksioneve të klubit, familja Glejzër ka fituar rreth 240 milionë dollarë.

Në fakt, lajmi nuk ka shumë baza, pasi familja amerikane që zotëron klubin nuk duket se është gati të heqë dorë prej tij, duke përllogaritur se në këto vite ka trefishuar vlerën. Ajo pritet që të shesë vetëm një pjesë të vogël të aksioneve që zotëron te fondi “Apollo”, por jo të heqë dorë nga paketa kontrolluese e Mançester Junajtid.

Arena e Lajmit


Ndodh edhe kështu! Pronarët e Mançester Junajtid fitojnë 240 mln dollarë vetëm nga zërat se do shesin klubin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook