Rama nuk votoi në Kuvend marrëveshjen për Portin e Durrësit, Berisha: E bëri për të mbrojtur veten nesër, por harron që ka firmën te…

Berisha Parlament Ok Rama (2)

Maxhoranca miratoi në orët e para të mëngjesit të sotëm (e premte) marrëveshjen për ndërtimin e marinës së jahteve te Porti i Durrësit, ku do të ndërtohen gjithashtu mbi 12 mijë apartamente dhe 900 dhoma hotelesh.

Ajo që ra në sy gjatë momentit të votimit, pas seancës maratonë, ishte fakti që kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm.

Sipas Berishës, Rama mungoi që nesër t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“Lëvizjet e Ramës janë krejtësisht për tu fshehur, për të mbrojtur veten e tij dhe për të thënë nesër që “unë nuk e kam firmosur”. Por ka një gjë, ai ka firmosur marrëveshjen kuadër. Marrëveshja kuadër që deklaroi se “kam negociuar kushedi sa herë, jam marrë shumë me Emiratet”, është në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe MSA-së. Rama i thotë enturazhit të tij që kompania është e Princit. Rama e di ccfarë e pret për djegësat. Aty ka firmën, te kontrata dhe te bonusi. Aty nuk ka gjë në botë që e shpëton. Edhe këtu (te Porti) nuk ka gjë që e shpëton. Rama nuk mundet kurrsesi të shpëtojë. E ka të sigurtë përgjegjësinë ligjore kudo që të shkojë”, tha Berisha.

Rama nuk votoi në Kuvend marrëveshjen për Portin e Durrësit, Berisha: E bëri për të mbrojtur veten nesër, por harron që ka firmën te…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook