Tërheqja nga flokët që solli golin e barazimit, reagon gjyqtari i VAR-it në derbin Çelsi-Totenhem: Duhet të…

Çelsi dhe Totenhemi u ndalën në një barazim 2-2 fundjavën e kaluar, një sfidë që solli dhe shumë polemika. Në minutën e 96’, Haerri Kejn barazoi me një goditje me kokë, por pak sekonda para se anglezi të dërgonte topin në rrjetë, mbrojtësi i Totenhem, Kristian Romero, tërhoqi nga flokët Mark Kukurejën.

asfaf

Pas një konsultimi me VAR, Entoni Tejlër nuk e akordoi si një karton të kuq duke lënë lojën të vazhdonte, gjë që solli dhe barazimin.

Në një intervistë për “Mail Plus”, arbitri i VAR-it, Majk Din, ka kërkuar falje për këtë ngjarje, i cili ka theksuar se duhet t’i kërkonte Tejlër që ta vinte dhe ta shihte vetë në monitor.

“Në pak sekonda unë duhet të studioja Romeron duke i kapur flokët Kukurejës dhe nuk mu duk si akt i dhunshëm. Pasi e studiova si ngjarje dhe pasi u konsultova me kolegët, duhet t’i thoja Tejlërit që të shihte monitorin për ta parë më mirë se çfarë ndodhi. Pas së gjithash, arbitri në fushë e merr vendimin final”, u shpreh Din.

Arena e Lajmit


Tërheqja nga flokët që solli golin e barazimit, reagon gjyqtari i VAR-it në derbin Çelsi-Totenhem: Duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook