Vllaznisë nuk i dalin llogaritë me të huajt, ka 2 më shumë se sa duhet

Pandemia u krijoi një favor klubeve shqiptare, pasi numri i të huajve që lejohen të luajnë në formacion, nga katër që ishte, shkoi në pesë gjatë sezonit 2020-2021. Edhe FSHF-ja nuk e ndryshoi këtë rregull më pas, klubet tona vazhdojnë të bëjnë llogari gabim.

VLLAZNIA 2

Aktualisht te Vllaznia numri i të huajve është rritur dhe detyrimisht disa prej tyre do të qëndrojnë në stol, paçka se trajneri mund t’i ketë në planet për titullarë. Vllaznia ka aktualisht 7 të huaj, pikërisht Bojan Zogoviç (Mal i Zi), Kristjan Vulaj (Mal i Zi), Darko Bulatoviç (Mal i Zi), Marko Juriç (Kroaci), Ante Aralica (Kroaci), Elvedin Heriç (Bosnjë) dhe Kaina Nunjesh (Brazil).

Kësisoj, edhe një afrim i fundit që klubi mund të bëjë, është i detyruar ta marrë me pasaportë shqiptare, pasi në të kundërt do të prishte planet e trajnerit.

Arena e Lajmit


Vllaznisë nuk i dalin llogaritë me të huajt, ka 2 më shumë se sa duhet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook