Arritje madhështore për Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares mes pretendentëve për çmimin “Golden Boy”

Që prej vitit 2003, e përditshmja italiane “Tuttosport” prezanton çmimin e njohur “Golden Boy” (“Djaloshi i Artë”). Çdo vit, “Tuttosport” nxjerr një listë fillestare me 100 persona, e cila më pas zvogëlohet gradualisht në një listë me 80, 60, 40 dhe më në fund, një listë me 20 lojtarë.

KRISTJAN ASLLANI

Gazetarëve që përfaqësojnë gazeta dhe organe të ndryshme mediatike u jepet e drejta për të zgjedhur fituesin. Vitin e kaluar ishte i riu Pedri i Barcelonës, i cili fitoi këtë çmim, pas një sezoni të shkëlqyer në Spanjë dhe Europë, ku dalloi për cilësitë e tij.

ASLLANI KANDIDAT- Vijmë te viti 2022 dhe ky çmim po shkon drejt prezantimit dhe zgjedhjes së fituesit. Deri tani lista është ngushtuar dy herë, nga 100 ka shkuar në 80 dhe tani kanë mbetur 60 kandidatë nga të gjitha ekipet e njohura europiane.

Një prej tyre që ka rezistuar është edhe djaloshi nga Elbasani, Kristjan Asllani, i cili u transferua nga Empoli tek Interi dhe aktualisht është kandidat për të fituar këtë çmim.

Mesfushori polivalent ra në sy sezonin e kaluar me ekipin toskan duke u bërë një pikë e rëndësishme në formacionin e Andreacolit. Rendimenti i lartë që ai mbajti përgjatë sezonit, bëri që të ishte titullar në çdo ndeshje, madje duke shënuar edhe kundër Interit, çka ngjalli edhe një interesim të zikaltërve, për këtë talent që po shfaqej në Serinë A.

Në këtë vit Kristjani shënoi edhe një tjetër arritje, atë të debutimit me Kombëtaren shqiptare, pas disa ndeshjeve me ekipin Shpresa. Reja i besoi atij një vend në mesfushë si titullar në përballjen me Izraelin.

KONKURRENCA- Tani Asllanin e shohim si një prej 10 emrave kandidatë nga Seria A për çmimin e “Golden Boy”.

Në listën e përzgjedhur nga “Tuttosport”, e cila do të ngushtohet ende, ka vend edhe për emra si Fabio Mireti i Juventusit, Nikola Zalevski i Romës, Destini Udogi i Udinezes.

Ndërkohë, përtej Italisë, në garë për këtë çmim janë edhe lojtarë të rinj shumë të njohur, si Kamavinga i Real Madridit, Gavi i Barcelonës, Musiala i Bajern Myhniut dhe Adejemi i Dortumundit. Një garë e fortë që në vazhdim do të eliminojë edhe 20 lojtarë të tjerë.

nominuar

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit


Arritje madhështore për Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares mes pretendentëve për çmimin “Golden Boy”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook