Dyshohet se ra me makinë në ujërat e Semanit më 15 janar, rifillojnë kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit në Fier

Ura E Mbrostarit

Kanë rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf” që dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier.

Pas kërkimeve disa ditore rreth nja muaj më parë, nuk ka asnjë shenjë të automjetit, por as nuk dihet fati i 26-vjeçarit Mateo Lika. Ditën e sotme polumbarët e RENEA-s kanë filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.

Mësohet se kushtet e favorshme të motit dhe rënia e prurjeve në lumin Seman kanë bërë që ekipet e polumbarëve të kthehen pranë vendit ku një muaj më parë u konstatuan të dëmtuar parmakët e hekurt të urës dhe u gjet një targë automjeti i cili mësohet se ishte marrë me qira nga 26-vjeçari. Prej nga ajo dite nuk ka asnjë informacion për këtë të fundit.

Dyshohet se ra me makinë në ujërat e Semanit më 15 janar, rifillojnë kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit në Fier

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook